Lajme

Daka tregon nëse ndonjëherë do të bëhet pjesë e garës politike

07/07/2017 19:02
nga:Gazeta Blic

Mbase edhe do ta mendonte ndonjëherë, por nga ajo që ka parë si kryetare e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, ka vendosur që asnjëherë në jetën e saj publike të mos i futet politikës.

E pyetur në Info Magazine të Klan Kosovës për spekulimet e kohëve të fundit se ajo do inkuadrohet në politikë, Daka është përgjigjur; “Nuk kam pasur asnjëherë dëshirë, tash, pas gjithë këtyre zgjedhjeve dhe nga ajo që kam parë edhe po të kisha pasur dëshirë më herët, tani nuk kam më”.

Ajo ka treguar se politika dhe gara politike i duket jo e ndershme, për dikë që gjithmonë është marrë me drejtësinë.

“Është një lojë shpesh herë jo e ndershme, jo morale, jo për dikë që ka punuar gjithmonë në drejtësi”.