Lajme

Daka: Pjesëmarrja e votuesve më lartë se në zgjedhjet e 19 nëntorit!

12/17/2017 15:46
nga:Gazeta Blic

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 15:00 në Komunën e Istogut ka shënuar rritje në krahasim me pjesëmarrjen e votuesve në përiudhen e njëjtë kohore në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Sipas saj në zgjedhjet e sotme deri në orën 15:00 kanë dalë rreth tre mijë votues më shumë se sa në raundin e dytë të zgjedhjeve, raporton GazetaBlic.com

“Deri në orën 15:00 kanë votuar 14 mije e 160 votues spo 38.81 për qind ndërsa më 19 nëntor në të njëjtën kohë kishin votuar 11 mijë e 827 votues apo 24.80 për qind”, tha Daka.

E pyetur nëse KQZ-ja ka ndonjë informacion lidhur me parregullësitë në këtë komunë, Daka mohoi një gjë të tillë duke thënë se është Prokuroria a jo e cila po merret me këto çështje.

Tutje, ajo bëri të ditur se konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30 ku do të diskutohet lidhur me mbylljen e votimeve në Komunën e Istogut.

Istogu ka shkuar në rivotim me vendim të PZAP-së, pasi që janë gjetur parregullësi në raundin e dytë të zgjedhejve.

Për të qeverisur këtë komunë janë në garë, Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga LDK. /Gazeta Blic/

11/20/2019 17:40

Daka i njofton ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave me aktivitetet që po bëhen në QNR