Lajme

Daka: Nëse shkohet përsëri në zgjedhje, KQZ-ja “e shkretë” duhet përsëri t’i organizojë ato

07/07/2017 18:29
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendos përsëri t’i shpallë zgjedhjet, për shkak të mospasjes mundësi të bërjes së numrave për formim të qeverisë, atëherë KQZ-ja do të duhet përsëri t’i organizojë ato.

“Nëse Presidenti i shpallë përsëri zgjedhjet, atëherë KQZ-ja e shkretë do të duhet t’i organizojë përsëri ato”, ka thënë Daka në Info Magazine të Klan Kosovës.

“KQZ-ja i kryen në afat ligjor zgjedhjet, por çfarë ndodh pas ditës së zgjedhjeve, nuk është në dorë të KQZ-së”.

“Prandaj them se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri”.

08/06/2020 13:47

LAJMI I FUNDIT: Presidenti dekreton Ligjin për Buxhetin, pritet ekzekutimi i 170 eurove!