Lajme

Daka: Mbi 15 mijë zarfe të verifikuara do të dërgohen në QNR

10/13/2019 20:50
nga:Y I

Komisioni Qendror Zgjedhor pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për votat e tjera afër 15 mijë të diasporës, ajo tha se nesër do të dërgohen në QNR.

Dala për zarfet e ardhura nga Serbia tha se do të mbesin në të njëjtën hapësirë në mënyrë që të mos pengohet hetimi nga ana e policisë.

Ajo tha se pasi të kryhen hetimet dhe të bëhet vlerësimi nëse janë të rrezikshme ose jo, do të vazhdohet sipas procedurave.