Lajme

Daka i njofton ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave me aktivitetet që po bëhen në QNR

11/20/2019 17:40
nga:B. D

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka ftuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Të pranishëm ishin Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.

Daka u tregoi atyre aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe shpjegoi procedurat në QNR.

Daka i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime.

Sot, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ftoi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ambasadorët…

Publiée par Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sur Mercredi 20 novembre 2019

11/24/2019 13:03

Përfundon rinumërimi, NISMA zyrtarisht në Kuvend