Skuadra e Ballkanit ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.
Ballkani ka barazuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Hamruns me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ilir Daja tha se ekipi i tij ka ndryshuar shumë, andaj lojtarëve i duhet ende kohë për t’u komponuar.
“Një ekip që është kompozuar, në muajt e fundit janë larguar 7 lojtarë – nëse e shikojmë qe 1 vit, janë larguar një formacion i tërë. Sot kishim shanset për të shënuar, kishim një penallti të humbur, kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë”, tha fillimisht Daja për RTK.
“Kemi ndryshime nga ndeshja me Santa Coloman, e kemi kontrolluar gjithë lojën, niveli i ekipit maltez ishte më i lartë se ai nga Andorra. Do luftojmë për këtë kualifikim, kemi shanset 50-50, do ta tentojmë edhe në ndeshjen e dytë një rezultat që na kualifikon”, vazhdoi ai.
/GazetaBlic Sport