Showtime

Daily Mail shkruan për dukjen e babait të Dua Lipas në Brit Awards

02/23/2019 23:05
nga:M K

Ajo ndoshta ka shkëlqyer në skenë, mirëpo ishte babai atraktiv i Dua Lipës që e vodhi spektaklin në Brit Awards.

Kështu shkruajnë mediat botërore për Dukagjin Lipën dhe pjesëmarrjen e tij në evenimentin e popullarizuar britanik.

“Depërtimi më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babai hamshor i këngëtares e vodhi spektaklin në Brit Awards” – ky është titull i artikullit të tabloidit britanik, Daily Mail, kushtuar dukjes së Dukagjin Lipës në ceremoninë britanike të ndarjes së çmimeve muzikore.

Ndërsa revista amerikane People e ka titulluar kështu artikullin e vet: “Babai shumë atraktiv i Dua Lipës tërhoqi vëmendjen në Brit Awards”.

Hamshori Dukagjin Lipa, një yll roku në vendin e tij Kosovë, ka tërhequr vëmendjen në O2 Arena të Londrës dhe madje nikoqiri Jack Whitehall është mahnitur me dukjen e tij.

Ai e quajti Dukagjinin “babanë me dukjen më të mirë në industrinë e muzikës” dhe me shaka i kërkoi Duas që t’i ndërronin prindërit.

Ndërkohë që prindërit krenarë të Duas ishin të lumtur me vëmendjen që e morën para ceremonisë në të cilën vajza e tyre e fitoi çmimin për incizimin më të mirë për “One Kiss”.

Dhe nuk ishte vetëm nikoqir i spektaklit që e vërejti prezencën e babait të këngëtares në Brit Awards, pasi shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shkruar për dukjen e mirë të shqiptarit nga Kosova.

Fansat e kanë kërkuar emrin e Dukagjin Lipës në Instagram dhe profili i tij tash numëron mbi 181 ndjekës – vazhdon artikulli i Daily Mail.

Në vazhdim edhe tabloidi britanik edhe revista People kanë shkruar për Festivalin Sunny Hill që e ka themeluar ai. “Ish-muzikanti po ashtu ka themeluar një festival muzikor në vendlindjen e tij, në përpjekje për të ndryshuar çfarëdo perceptimi të gabuar për Kosovën…”, thuhet në artikull shkruan Telegrafi.

“Ne duam t’ua japim njerëzve ndjenjën se përkasin, jetojnë në Evropë dhe idenë se jemi pjesë e Evropës. Kjo është mënyra më e mirë për ta promovuar Kosovën si një vend që e do paqen dhe muzikën, që i mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, citohen fjalët e Dukagjinit për Observer lidhur me Festivalin Sunny Hill.

01/15/2020 08:19

Edhe Dua Lipa pjesë e “Sanremo 2020”