Showtime

Dafina Zeqiri zbulon një pjesë të këngës me Ledrin dhe Lumi B

06/30/2020 20:51
nga:L I

Ka disa ditë që Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri me Ledri Vulën dhe Lumi B, shkruan GazetaBlic.

Tashmë treshja kanë përfunduar dhe xhirimet e klipit dhe tashmë kanë dhënë dhe datën se kur do të lansohet.

Është pikërisht 1 korriku kur do të lansohet ky bashkëpunim.

“Aman” mban titullin kënga ku një pjesë të vogël të saj Zeqiri e ka zbuluar për ndjekësit e saj.