Showtime

Dafina Zeqiri sot publikon këngën e re “Merri krejt”

02/12/2020 13:36
nga:N S

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Kënga e re “Merri krejt” publikohet sot në ora 18:00 ka bërë të ditur vet artistja në një postim në Instagram.

Paralajmërimin për publikimi e këngës, Dafina e ka bërë përmes disa fotografive të shkëputura nga skenat e videoklipit.

View this post on Instagram

𝟙 𝟠 : 𝟘 𝟘

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Të shumta ishin edhe reagimet e ndjekësve krahas postimit që duket se mezi po presin për projektin e radhës të artistes Zeqiri.

Kjo vjen pas projektit përmbyllës të vitit 2019 “Vuj Vuj Vuj”, i cili u mirëprit nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve.