Showtime

Dafina Zeqiri realizon coverin e këngës “Ready or Not” nga ‘The Fugees’

04/04/2020 14:01
nga:L I

Dafina Zeqiri ua ka bërë më të lehtë qëndrimin në karantinë adhuruesve të saj pasi pak ditë më parë solli këngën e re “Një herë në jetë”.

Ndërsa, artistja që njihet për zërin unik, nuk u ndal me kaq pasi sot (4 prill) ka lansuar një “cover” të ri.

Dafina ka realizuar hitin “Ready or not” të grupit “Fugess”, teksa sipër videos ka shkruar “Fugees- Luryn Hill një nga artistet e preferuara që më frymëzoi duke u rritur”.

Zëri, melodia dhe sensualiteti i Dafinës u vunë në pah edhe në hitin e madh botëror, që njihet si një prej këngëve më të mira të grupit amerikan.