Showtime

Dafina Zeqiri nxit dyshimet për një bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare

01/12/2021 22:44
nga:Flutura Gashi

Dafina Zeqiri është në kulmin e karrierës së saj, teksa presim edhe albumin më të ri “Dafinë moj”, që pritet të dalë shumë shpejt!

Artistja është shumë aktive me projekte të reja teksa duket se ky album do jetë plot me të papritura.

Një prej tyre është edhe fakti se introja e albumit do këndohet nga mamaja e saj, e cila siç ka treguar Dafina ka qenë gjithnjë shumë e apasionuar pas muzikës.

Së fundmi po raportohet se në albumin e saj do jetë edhe një bashkëpunim me reperin e mirënjohur italian Sfera. Sipas faqes “MTVKS”, këngëtarja dhe reperi kanë bashkuar forcat dhe pritet të bëjnë namin.

Dafina i ka lënë italianit edhe një koment në një foto dhe kur një person e ka pyetur nëse po planifikojnë ndonjë bashkëpunim, ajo ka komentuar “2021”, duke nënkuptuar se kënga do lançohet këtë vit.

Deri tani nuk ka ende detaje rreth këtij projekti po duke marrë parasysh emrat e artistëve, jemi të bindur se do kthehet menjëherë në hit.

Pak javë më parë, Dafina publikoi bashkëpunimin e saj me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko” dhe siç e prisnim ata nuk na zhgënyen. Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e është pjesë e albumit të këngëtares.

Ndërkohë, pas super suksesit të këngës, Dafina ka krijuar edhe një sfidë shumë të bukur në rrjetet sociale me këtë këngë. Sikur e dini kërcime të ndryshme të këngëve të shumta janë kthyer në virale dhe ky duket të jetë edhe rasti i “Mos shko”.

Nga ana tjetër, nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ditën e djeshme, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar ka paralajmëruar projektin e saj të ri i cili do të jetë super i veçantë.

Dafina ka ndarë një mesazh i cili sigurisht do të jetë mesazhi i këngës së re, që me shumë mundësi do të titullohet “Duro”.