Showtime

Dafina Zeqiri kështu mbështet Kurtin në reagimin e tij, lidhur me shëmbjen e Teatrit Kombëtar

05/18/2020 14:00
nga:N S

Këngëtarja, Dafina Zeqiri ka publikuar një postim ku ka treguar se mbështet kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për reagimin e tij pas rrëzimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Ajo postimin që Kurti ka bërë në Facebook e ka postuar në Instagramin e saj duke i vendosur flamurin kuq e zi në prapavijë postimit, shkruan portali GazetaBlic.

‘Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional. Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë’, ishte shprehur Kurti.

Ndryshe, kishte regime të shumta edhe nga fytyra të tjera publike sa i përket rrëzimit të Teatrit nga Qeveria e Shqipërisë.

/GazetaBic/

Adem Mikullovci e quan mjerim shëmbjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar

EQIRI

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria