Lajme

Daçiqi thotë se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

11/11/2019 09:49
nga:B. D

Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq për televizionin serb “Prva”.

Daçiqi tha se deri në fund të vitit edhe tri apo katër vende do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gana, sipas deklarimeve të ministrit serb Daçiq, është vendi i 16-të që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

03/11/2020 10:48

Daçiqi paralajmëron vazhdimin e fushatës për çnjohje të Kosovës