Lajme

Daçiq për ‘pakon amerikane’: Njohja e pavarësisë së Kosovës e papranueshme

03/12/2018 09:13
nga:M H

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se vizita e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell në Beograd është shumë e rëndësishme.

“Ne kemi nevojë të kemi kontake me njerëz nga autoritetet e Trampit sepse dihet se administrata e cila ishte personifikuar nga dinastia Klinton nuk na ka përfillur”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka shtuar se tashmë ka pasur mundësi të takohej me Michelle dhe përshtypjet e para kanë qenë pozitive, transmeton lajmi.net.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë rreth dialogut, pranimi i pavarësisë së Kosovës pa ndonjë marrëveshje është absolutisht i papranueshëm”, ka thënë ministri serb duke iu referuar plan-projektit të SHBA-ve në lidhje me Kosovën.

Mitchell do të vizitojë Serbinë të mërkurën, ndërkohë sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

09/20/2018 12:01

Ljajiq: Serbia nuk reagon ndaj konfliktit të ngrirë në Kosovë