Lajme

Daçiq falënderon Afrikën e Jugut për mosnjohjen e Kosovës

12/05/2017 23:50
nga:F.B

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ia ka transmetuar ministres së Mbrojtjes dhe të Veteranëve Ushtarakë të Afrikës së Jugut, Nosiviwe Mapisa-Nqakula​, falënderimin e Serbisë për, siç traportojnë medie të Beogradit, “qëndrimin e fuqishëm” të këtij shteti lidhur me “respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Serbisë ndaj Kosovës”.

Dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar “nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale”, bëjnë të ditur mediat beogradase.

Daçiq e Mapisa-Nqakula kanë treguar edhe gatishmërinë për forcimin e raporteve, të cilat, theksohet, ekzistojnë që nga koha e luftës antikolonialiste dhe Lëvizja e Mosinkuadrimit.

Zyrtarja nga Afrika e Jugut po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi.

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?