Sporti

Abedin Zeka shpalos detaje në lidhje me provat e Milot Avdylit në Zvicër

01/14/2021 12:17
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Aarau ka zhvilluar dje takim miqësor me Baselin.

Talenti kosovar i Trepçës 89′, Milot Avdyli ka shkuar në prova tek skuadra e Aarau, me ç’rast u paraqit dje në këtë duel, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra zvicerane, Aarau i besoi talentit Avdyli – ku edhe e inkuadroi atë për 45 minuta në ndeshjen ndaj Baselit.

Milot Avdyli luajti nga minuta e parë në këtë duel, deri në përfundimin e pjesës së parë – ku tregoi paraqitje mjaft të mira.

18 vjeçari është në prova tek skuadra e Aarau, ku do t’i kalojë edhe disa ditë në Zvicër derisa të dihet më shumë për fatin e tij.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka folur në lidhje me provat e tij tek skuadra e Aarau dhe mundësinën e një bashkëpunimi me skuadrën në fjalë.

Skuadra e Aarau ka kërkuar nga skuadra e Trepçës ’89 që për 9 ditë futbollisti ynë, Milot Avdyli të jetë pjesë e provave atje. Natyrisht ne kemi pranuar këtë gjë në mënyrë zyrtare. Ne i dëshirojmë shumë suksese futbollistit Avdyli dhe natyrisht do të ishim shumë të kënaqur nëse do të nënshkruanim marrëveshje bashkëpunimi me skuadrën nga Zvicra. Momentalisht nuk kemi marrëveshje, por kjo do të bëhet publike në momentin që do të ketë diçka” deklaroi Zeka.

/GazetaBlic/