Sporti

E duan të gjithë, senzacioni Marash Kumbulla pranë kalimit te Chelsea

03/26/2020 13:08
nga:Mergim Rreci

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A për këtë sezon, ku po shkëlqen me Veronën.

Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij, teksa tashmë shumë skuadra të mëdha interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Interi prej kohësh ka shfaqur interes për 20-vjeçarin, të cilin e shikon si një investim të madh për të tashmen dhe për të ardhmen. Megjithatë zikaltërit mund ta humbasin garën për Kumbullën, pasi së fundmi në garë është futur edhe Chelsea.

Majde sipas asaj që shkruan “L’Arena”, anglezët duan ta kalojnë Interin dhe kanë paraqitur ofertën e parë te Verona për të marrë shërbimet e lojtarit, përcjell GazetaBlic.

Thuhet se Chelsea ka ofruar 23 milionë euro për Kumbullën, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë lojtarin në ekipin e tyre.

Kujtojmë që Interi poashtu pritet të bëj së shpejti një ofertë zyrtare atje ku do të vendoset për të ardhmen e Kumbullës i cili do të jetë në mes shumë ofertash në merkaton e ardhshme.