Sporti

Cutrone rikthehet në Itali

01/09/2020 16:14
nga:M K

Vetëm gjashtë muaj në Angli dhe do të rikthehet sërish në Apenine.

Fjala është për ish-sulmuesin e Milanit dhe futbollistin aktual të Wolverhamptonit, Patrick Cutrone, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit, do të kthehet sërish aty ku u rrit, pra në Itali, por jo më në San Siro. Skuadra nga “Artemio Franchi”, Fiorentina, ka siguruar shërbimet e përfaqësuesit italian, megjithëse ende nuk ka zbarkuar në Firencë.

Gjithnjë sipas “Gianluca di Marzio”, një nga gazetarët më të mirë në botë, Cutrone shumë shpejtë do të bashkohet me “Violan”, derisa nga Fiorentina do të largohet mesfushori Cristoforo, që do të nënshkruajë me Eibarin.

Kanë mbetur për t’u mësuar edhe disa pika të marrëveshje, andaj mbetet të shihet deri sonte në mbrëmje ose orët e para të ditës së nesërme, nëse do të ketë zyrtarizim nga ndonjëra palë.

/GazetaBlic/

02/22/2020 10:41

Formacionet e mundshme: Fiorentina – Milan