Sporti

Cüneyt Çakır pezullohet nga UEFA, Milani deponon ankesë për referimin e tij në ndeshjen ndaj Atletico Madrid

09/30/2021 12:09
nga:Mergim Rreci

Njëra ndër ndeshjet më të diskutuara të javës në Ligën e Kampionëve ishte ajo në mes Milanit dhe Atletico Madrid.

Protgaonist kryesor i këtij takimi ishte gjqytari, Cüneyt Çakır, i cili me vendimet e tij ndikoi në rezultatin përfundimtar të kësaj sfide, përcjell GazetaBlic Sport.

Fillimisht ai i dha Kessies karton të kuq, duke e lënë Milanin me 10 lojtarë në fushë, kurse më pas dha një penallti të diskutueshme në fund të ndeshjes.

Milani ka ndërmend të paraqesë një ankesë zyrtare në UEFA kundër tij dhe thuhet se do ta ndjekë këtë lëndë deri në pikën e fundit.

Sipasd ‘Gazzetta DelloSport’, gjyqtari turk tashmë është pezulluar për një kohë të pacaktuar, deri në një vendim tjetër përfundimtar.

/GazetaBlic Sport/