Showtime

Çun Lajçi: T’kemi nanë moj Shqipni

12/03/2019 16:37
nga:L I

Çun Lajçi ditë më parë emocionoi të gjithë kur shkroi disa vargje emocionuese për tërmetin që goditi Shqipërinë.

Tërmeti kishte pasoja të rënda, shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Aktori Çun Lajçi, sërish ka shkruar vargje dedikuar Shqipërisë, edhe kësaj radhe rrëqeth me këtë dedikim.

T’kemi nanë moj Shqipni

Rrehin zemrat n’tela t’sharkisë
gjëmon kanga
moj Shqipni mos thuej mbarova
por s’asht Isa janë djemtë e ri
që edhe dekën ta përpijnë moj zojë e randë
moj zojë e mirë
se je nanë
edhe rrajtë t’i lidhin n’gurë
s’t’lanë m’u dridhë

djepa prap ke me përkundë

Njefsha t’mirën për ty Shqipni
që kurrë s’m’u lige
edhe kangën kurrë s’ma këpute
bane deka e kurrë nuk qave
s’t’piku loti përmbi gurë
çoje kryet ta puthi ballin zojë e randë
t’i marr dhimtë

e t’i vari n’sqep t’skyfterit
atje naltë n’t’kuqin flamur

Lugut t’Fanit po zbret Kosova
rreptë si Isa do djem t’ri
me t’dhanë shpirt nër gërmadha
me t’dhanë zemra

se t’kemi nanë mori Shqipni

Prishtinë, 03.12.2019″.