Showtime

Çun Lajçi me dedikim plot emocion për Adem Mikullovcin: Rrini diku mes qiellit e tokës

09/15/2020 19:20
nga:N S

Aktori, Çun Lajçi ka dedikuar një poezi për Adem Mikullovcin pas vdekjes së tij.

Në ‘Facebook‘, Lajçi është aktiv me postime të ndryshme ku edhe sot e ka shfytëzuar të kujtoj Mikullovcin me një poezi, shkruan GazetaBlic.

‘Ikjes tande Adem

Mos i zbritni atit
As ernave mos u zbritni
Rrini diku mes qiellit e tokës
T’mos marrin erë t’keqe emnat tonë
Ne jemi me ujin me zjarrmin me dheun
Me shpirtin plot nesh pa ju
Mos i zbritni atit
Se ne ikëm n’kuferin e ardhjes
Si Godo nën pemën e thatë
Do t’ikni edhe ju nesër
Veç pa emna

Ferizaj, 15.08.2020′

Ikjes tande AdemMos i zbritni atitAs ernave mos u zbritniRrini diku mes qiellit e tokësT'mos marrin erë t'keqe…

Publiée par Çun Lajçi sur Mardi 15 septembre 2020

LEXO EDHE KËTO LINQE:

‘Bash hiq s’e kam prit vdekjen e tij mbrëmë, më ka tmerruar’, bashkëshortja e Adem Mikullovcit rrëfen momentet e fundit të jetës së aktorit

E pafalshme: Kështu e kishte injoruar Behgjet Pacolli, Adem Mikullovcin

Teuta Krasniqi: Axha Adem jemi më fat që të kishim. Pusho i qetë

09/20/2020 14:44

‘Ora 5 shkoj dita’, Teuta Krasniqi rrëfen vullnetin e Adem Mikullovcit për punë në aktrim