Cult

Çun Lajçi ia dedikon një shkrim rrëqethës vajzës së tij të ndjerë

12/22/2017 16:13
nga:F.B

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi pak minuta më parë në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një shkrim që ia ka dedikuar vajzës së tij të ndjerë, Bubulina Lajçit e cila ka ndërruar jetë kah mesi i muajit nëntor, përcjellë GazetaBlic.

Lajçi këtë shkrim ia ka dedikuar asaj për siç ka shkruar, ‘me t’kallxua se filmin e babit xhirua tek Maqedonët, paret e të cilit i hangër Evromedika, shkove n’amdhim pa e pa.’

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka bërë publik në llogarinë e tij në “Facebook”:

Letër për Bubën

Sot vërtetë nuk deshta me t’shkrua, as vetën me merzitë, por erdha në Restorant Rings të Ilir Maqani me pi kafe dhe sapo u ula, kamarierët u turrën tue m’thanë o babë o babë, e thashë po t’ishte Buba kishte me qeshë e kishte me thanë: po ti paske plot djem more babë!

E unë kurrë s’arrijta me të tregua se Danushin, babën e Ilirit e kam pas shok ushtrie, e mbas vdekjës se tij, Iliri me thërret babë, e tani krejt kamarierët e tij, nga ky u mësuan t’me thonë babë!

Kjo m’treti mendimeve sot, e seç m’u kujtua ajo banesa nën kulm në Kozle të Shkupit, që patem fjet 33 netë unë e mami e Ti, n’at Verën e nxeht të 2016-tës, derisa po xhirojsha filmin “o vdekje o liri” të Maqedont, e na u pat ba ma e ngroht se banesa e Kurrizit.

Për dreq m’telefonoi dje Valon Bajgora, ai producenti i filmit, që na pat angazhua mua e mamin të Gjermant në filmin “Der Albana“ai
m’angazhoi edhe n’kët film, e unë t’vetmën kërkesë e pata me m’vendosë n’banesë jo n’hotel, se vajzën i thashë e kam me terapi të doktor Marçiku në Evromedika, e m’duhet të kujdesem për te, dhe vertetë m’i krijoj kushtet optimale. Në fillim vuejtëm pak, por me kalim kohe na u ba si shtëpia jonë.
Çdo mengjes dilshim në restorant ‘Dva Elena’ që ishte përballë banesës, e meqë ishte i rrethuem me pemë e bante freskët, rrishim gjatë e gjatë. Ti dikur aq u ambientove sa kamarierët sapo futeshim brenda, të thoshin: nji piatë oriz për Bubën e për pleqtë ekspreso n’gjysë!

Eh moj Bubë. Kthehesha vonë nga xhirimet e ti s’flije, me prisje me ma çelë derën e hymjës, se mami pak nga merzia e pak nga mosha, s’i rrezistonte dot gjumit.
Fati e deshti që paret e atij roli dhe hisen time n’ Bregun e Hutës të bahen ilaçe për trupin tand, dhe tash kur s’je po t’i baj hall, ani pse mbeta pa trollin ma të dashtun të rinisë sime tretë atyne bjeshkëve që e rrethojnë tbanishtën e Bregut Hutës. Bile edhe pa fëmininë tande kodrës Hazirit ku kamtë i muer Learti yt.
Edhe nji vit mbasi përfundoi filmi, sa herë shkonim n’Evromedikë, e duhej shkua çdo javë, kalojshim kah banesa e nguteshim cili po thot i pari: qe banesa jonë!
Kur mbaronim punë me mjekun, ktheheshim n’Dva Elena dhe gadi gjithmonë uleshim n’terasë në të njejten tavolinë. Ti hajshe oriz e unë nji Skopsko birrë.
Kjo m’u kujtua e t’shkrova, se m’ vrau ndërgjegjëja e herës fundit kur po ktheheshim nga klinika që s’u ndala kur ti m’lute, sepse binte shi e n’bahqe s’mund t’rrishim, e brenda s’lejshin me pi duhan, se ti Bubë kurrë pa cigare s’mujte.

Shpesh të thojsha: mos pi kaq shumë se kancer n’mushkni ke me marrë. Je ba si Mbreti i Parë Zog, kurrë s’po e ndal. Dhe qesheshim.
E ti i pije ato të vështirat, zatën ato ta pushuan atë mengjes Nëntori zemrën! Nejse.

Si duket hina n’gjynah me ty atë ditë që s’u ndala, sepse s’arrijte kurrë ma me hi n’restorantin e “ Dy Kaprojve”!
Ka me ardhë Vera e unë për mallin tand e vuejtjën time kam me shkua e kam me porositë at piatën tande me oriz e kam me thanë: t’baftë mirë Bubë, e kam me dalë i tretun mendimësh e rrugësh e kam ecë tue kujtua atë natën e parë kur fjetëm n’veturën Seat Cordoba, që ma pat dhurua Blerim Destani, tue pritë mu çelë Hoteli 7 që ishte fare ngjitun klinikës. Kam me ecë si n’mjegull tue kujtua Hotel Santosin n’ Bit Pazar, aty ku për herë të parë fjeti edhe ai klyshi krejt i vogël Nino, që e pate ble me Galën diku n’Karposh.

S’do t’me hiqet mendjës nata kur nga Suedia e thirra Bajrush Mjakun dhe i thashë Buba ka nevojë për ndihmën tande, e ai pa përtua t’erdhi n’hotel. Si ta harroj ditën kur iu përcolla ty e mamin n’stacionin e autobusve n’Shkup e kur Lati m’lajmëroj për Ninën, pitbullin që kishte ngordhë. O Zot po sa shumë qave. Unë e mami heshtëm e s’mujtem as me të ngushëllua, se u prekëm barabar me Ty.

Ishte ba pjesë e familjës shtatë vjet kudra e dreqit, e s’i t’mos pikëlloheshim kur m’u kujtua ai kthimi ynë nga Lorieni i Beogradit, kur Lati e kishte pru n’banesë mbas dy vitësh, vetëm e vetëm me ta ndreq disponimin ty. O Zot, po sa u gëzove kur e pe n’krye t’shkallëve. E përqafove si t’a kishe fëmi, si ta dije se kurrë ma s’ke me pa. Mbas dy muajësh ajo ngordhi.

Bubë, të shkrova me t’kallxua se filmin e babit xhirua tek Maqedonët, paret e të cilit i hangër Evromedika, shkove n’amdhim pa e pa.
Dhe për fund po të tregoi se zotni Shaqir Palushi ta ka ndryshua aç shumë dhomën, sa kurrë ma s’ke me njoftë!

 

02/22/2018 16:09

Çun Lajçi i drejtohet Albin Kurtit: Të dua sa Çakorrin