Lajme

Çuditet televizioni gjerman: Pse ballkanasit i duan aq shumë trenerkat (Video)

01/13/2018 22:28
nga:FL.B

Televizioni shtetëror gjerman NDR me seli në Hamburg e ka realizuar një reportazh për dashurinë e ballkanasve ndaj veshjes së trenerkave (tutave).

Edhe pse ballkanasit i duan trenerkat, pasi që në ato ndjehen rehat, gjermanëve u është dukur e çuditshme që trenerkat bartën gjati në secilin rast, shkruan lajmi.net.

Pasi që është publikuar video-incizimi, ka nisur një valë e komenteve në rrjetet sociale.

Derisa një pjesë mendon se mënyra e tillë e të veshurit është jokulturore, të tjerët nuk shohin asgjë të keqe.