Geek

Çrregullohet blici në Zvicër, shkrepë çdo makinë që kalon në autostradë

02/01/2019 09:22
nga:Gazeta Blic

Në autostradën A1 pranë Wil, një kamerë shpejtëie për makina ka shkrepur çdo gjë dhe të gjithë. Krejt sic duket për shkak të sinjalizimeve gabim.

Shumë shoferë të makinave mbetën të habitur. Kushdo që kalonte kapej nga blici. Nuk kishte rëndësi a ishin 80 km/orë apo 140 km/orë, shkruan Blick.

Kjo zgjati rreth dy orë. Sinjalizimi ishte ngritur në ora 7.30, kur raporti i parë për crregullimin e blicit erdhi në orën 9.20 në qendrën e thirrjeve emergjente në Kantonalne, ata reaguan menjëherë. Menjëherë pas orës 9.30, gabimi ishte korrigjuar.