Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur ta thyej një rekord negativ në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Portugalia u eliminua nga Euro 2024 pasi pësoi një humbje (5-3) në penallti nga Franca në çerekfinale, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 0-0.
Ronaldo nuk arriti të ndikojë me të vërtetë te skuadra e tij në lojë dhe nuk mundi të kontribuonte me asnjë gol kundër mbrojtjes së fortë franceze.
Me këtë, Ronaldo e përfundoi edhe edicionin e Euro 2024 pa shënuar asnjë gol. Ai shënoi vetëm një asistim në pesë ndeshje.
Ky shënon turneun e parë të madh ndërkombëtar në të cilin sulmuesi portugez nuk ka arritur të shënojë asnjë gol që nga debutimi me Portugalinë.
Ronaldo kishte shënuar të paktën një gol në secilin nga pesë kampionatet e fundit evropiane ku ai kishte luajtur.