Sporti

Cristiano Ronaldo sot u rikthehet stërvitjeve me Juventusin

05/19/2020 09:29
nga:M K

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo sot u rikthehet stërvitjeve me Juventusin.

Kështu bënë të ditur portali “Tuttosport”, i afërt me klubin torinez, përcjell GazetaBlic.

Ylli portugez ka qëndruar në vendlindje, pra Madeira të Portugalisë, para se të kthehet në Apenine.

Tash e një kohë ishte në vetizolim, duke respektuar në maksimum rregullat e vëna nga autoritetet shtetërore, kurse gjithnjë sipas medias së lartëcekur, ai sot do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në qendrën stërvitore Continassa.

Gjithsesi, ende nuk mësohet nëse ai menjëherë do t’i fillojë stërvitjet ekipore, apo do të vazhdojë të ushtrojë i vetëm.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?