Sporti

Cristiano Ronaldo ‘kyçet’ edhe në boks, duelon me kampionin e dyfishtë botëror

12/05/2019 14:25
nga:M K

Si duket ka gjetur kohë që të shfryhet pas dëshpërimit me rastin e ndarjes së çmimit për “Top të Artë”.

Fjala është pesë herë fituesin e këtij çmimi, Cristiano Ronaldon, i cili është parë të boksojë përballë mikut të tij, Gennady Golovkin, shkruan GazetaBlic.

Bokseri nga Kazahkistani, kampion i dyfishtë botëror në kategorinë e mesme, ka shfrytëzuar rastin të duelojë me portugezin, teksa nuk ka shkuar shumë dhe fotot i ka postuar në rrjetin social “Instagram”.

Gjigantët e sporteve respektive kaluan mirë së bashku, derisa qëndronin në njërën prej qendrave sportive të qytetit industrial italian.

/GazetaBlic/

12/11/2019 16:32

Koha kur Cristiano Ronaldo bënte 20 driblime brenda një ndeshjeje