Sporti

CR7: Të dielën luajmë për Allegrin

05/17/2019 23:54
nga:M K

Këtë të diel, trajneri Massimiliano Allegri do të luajë ndeshjen e tij të fundit në “Allianz Stadium” si trajner i Juventusit, në përballjen që bardhezinjtë do të zhvillojnë ndaj Atalanta (javën e fundit Juve luan ndaj Sampdoria jashtë fushe).

Kjo do të jetë një sfidë e veçantë për trajnerin, por edhe për lojtarët.

Sipas “Sportmediaset”, ai që ka mbetur më shumë i mërzitur nga ky largim është sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

Pas seancës së sotme stërvitore, mësohet si CR7 ka kërkuar nga skuadra maksimumin në fushë në ndeshjen e radhës.

“Ditën e diel do të luajmë dhe fitojmë edhe për Allegri”, mësohet të ketë thënë portugezi, që duket se është gati të përshëndesë me gol trajnerin.

Allegri deklaroi më herët sot se do të lagohet në fund të sezonit nga Juventusi pas 5 sezonesh, ku fitoi edhe 5 tituj kampionë.

06/26/2019 23:54

LAJMI I FUNDIT: Juventusi arrin akordin me De Ligt, 12 milionë euro në sezon