Lidhja midis Covid-19 dhe humbjes së nuhatjes u bë më e qartë në mars të vitit 2020, pasi pandemia u përfshi në të gjithë globin.
Deri më tani, afro 100 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus. Rreth 60% e tyre kanë përjetuar humbje të nuhatjes dhe shijes – ku 10% kanë simptoma të vazhdueshme. Kjo do të thotë se rreth 6 milionë njerëz dhe në rritje, kanë këtë simptomë. Pra, çfarë mund të bëhet në lidhje me të?
Humbja e nuhatjes dhe shijes, tradicionalisht ka marrë pak vëmendje në fushën e mjekësisë dhe ka pasur mungesë të provave klinike për trajtime. Një projekt është duke u zhvilluar për të trajtuar këtë çështje, por do të duhet kohë para se të publikohen gjetjet e para të kërkimit.
Sidoqoftë, një grup ndërkombëtar ekspertësh, kohët e fundit rishikuan dëshmitë ekzistuese dhe diskutuan rekomandimet për trajtimin e shqetësimeve të nuhatjes të shkaktuara nga virusi.
Trajtimi më i mirë është stërvitja e nuhatjes dhe pikat e vitaminës A, të cilat mund të jenë gjithashtu një opsion trajtimi për t’u marrë parasysh.
Vitamina A mund të ndihmojë njerëzit të shërojnë receptorët, domethënë të rivendosin ndjenjën e nuhatjes pas infeksioneve virale.
“Studimi, i financuar nga Institutet Kombëtare të Kërkimit Shëndetësor (NIHR), një ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve në të gjithë botën që vuajnë nga humbja e aromës, duke rikthyer shqisën e pestë,” shkruajnë studiuesit.