Lajme

Covid-19: Teksasi bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambjente publike

07/03/2020 09:10
nga:Y I

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka dhënë urdhër që të gjithë qytetarët të vendosin maska në ambjentet publike.

Kjo masë u mor për shkak të rritjes me shifra të larta të numrit të infektuarve.

Ky vendim vlen për të gjitha qarqet që kanë 20 ose më shumë raste më Covid-19. Në bazë të llogaritjeve rezulton se ky vendim vlen për 254 qarqe të Teksasit.

Të mërkurëm Teksasi shënoi një rekord infekimesh me 8000 raste brenda ditës, ndërkohë që para dy javëve raportonte vetëm 2400 raste. Këtë vit amerikanët do ta festojnë ndryshe 4 korrikun ku disa plazhe janë mbyllur dhe disa festime me fishekzjarre janë anulluar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka më shumë se 2.7 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 128 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë.