Sporti

Covid-19 shkakton “stuhi” te Barcelona, e pëson edhe Rei Manaj

03/28/2020 10:16
nga:M K

Koronavirusi ka shkakruar stuhi thuajse në të gjitha kampionatet elitare evropiane.

Padyshim se edhe Barcelona gjendet në situatë të vështirë pas përhapjes së pandemisë, teksa tani kryesia po kërkon që lojtarët të pranojnë fillimisht gjysmën e pagës, ndërsa pjesën tjetër kur të qetësohet situata, përcjell GazetaBlic.

Kjo ka ardhur si pasojë e refuzimit të lojtarëve për t’iu zvogëluara pagat.

Drejtuesit ndërkaq, duke parë refuzimin e yjeve, përfshirë edhe Messin i cili ka pasur goxha ndikim në këtë aspekt, po mundohet që të arrijë marrëveshje.

Gjithsesi, me gjasë lojtarët do ta pranojnë ofertën e fundit që paga e këtij muaji të bëhet në dy këste, ku kësti i dytë do të paguhet më vonë.

Fati i keq ky edhe për Rei Manajn, pasi këto vendime nuk do të vlejnë vetëm për skuadrën A, por edhe atë B.

/GazetaBlic/

09/12/2019 10:42

UEFA e shpall Manajn fitues të …”Aftësia më e mirë”