Lajme

COVID-19 në Kosovë / 11,150 të shëruar, 586 të vdekur, 2760 raste aktive

09/11/2020 23:27
nga:M K

Sot në Kosovë pas një kohe të gjatë, numri i rasteve të reja ka qenë dukshëm më i vogël. Vetëm 50 raste të reja pozitive me koronavirus u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 117 pacientë u shëruan.

Këto rezultate kanë rrjedhur nga gjithsej 561 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shkruan lajmi.net.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,496 raste pozitive nga 56,606 persona të dyshuar në virusin Korona.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 11,150 persona janë shëruar ndërsa 586 persona kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2.760.

Rastet pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

09/10/2020 07:02

Videoja shqetësuese e cila tregon se si përhapet koronavirusi në ambiente të brendshme