Fit&Sexy

Covid 19 mund të depërtojë tek truri i njeriut dhe të rrit rezikun për këtë sëmundje

09/24/2020 07:38
nga:Sh Xh

Një ekip i neuroshkencëtarëve nga Instituti Florey i Neuroshkencës dhe Shëndetit Mendor paralajmëroi se koronavirusi mund të rrisë rrezikun e një personi për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, duke shkaktuar një ‘valë të heshtur’ të sëmundjes neurodegjeneruese në të ardhmen.

Ndërsa shkaku i sëmundjes së Parkinsonit nuk është ende i qartë, shumë shkencëtarë pajtohen se kjo sëmundje shfaqet si rezultat i një numri faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë.

Një nga autorët e studimit të sapobotuar, Kevin Barnham ka përshkruar fillimin e Parkinsonit si të shkaktuar nga një, siç shprehet ai, “mozaik ngjarjesh”.

Ai dhe studiues të tjerë tregojnë për një numër në rritje të raporteve që tregojnë se Covid-19 është një virus neurotropik, që nënkupton se virusi ka aftësinë të hyjë në indet e trurit. Sipas tyre, sugjeron që SARS-CoV-2 sigurisht që ka aftësinë të shërbejë si një ‘abetare’ patogjene për rritjen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit.

Studiuesit kanë paralajmëruar që nivelet e sëmundjes së Parkinsonit mund të rriten në mënyrë dramatike gjatë viteve të ardhshme, duke vijuar nga pandemia e COVID-19.

Studiuesit nga Universiteti Aarhus kanë botuar gjetjet e tyre të reja të sëmundjes në revistën ‘Brain’.

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë