Cult

COVID-19 i merr jetën dy aktorëve brenda 24 orëve

03/26/2021 12:18
nga:G C

Covid-19 ditën e djeshme i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen, shkruan GazetaBlic.

Ende pa u bërë 24 orë, luftën me COVID-19 e humbi edhe aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Rasim Thaçi- Cima, i cili për një kohë ishte i shtrirë në klinikën infektive.

Kjo u bë e ditur përmes familjarëve të tij.

Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike./GazetaBlic/