Lajme

Covid-19/ BE ndan fonde në vlerë mbi 160 milionë euro për Kosovën

04/06/2020 15:17
nga:Norë Kelmendi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sapo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovë me asistencë financiare prej 160 milionë eurosh, në luftën kundër Covid-19.

Ajo këtë ua ka bërë të ditur gjatë bisedave dy ditore që ka pasur me Ministren Rozeta Hajdari dhe atë të Financave Besnik Bislimi.

“Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndaj për Kosovën, në kuadër të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorinë privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar Apostolova në twitter.

 

06/02/2020 13:27

Rinisja e dialogut Prishtinë-Beograd, Lajçak thotë se ka mbështetjen e fortë të 27 shteteve anëtare të BE-së