Sporti

Coutinho zbulon gjithçka, ky super lojtar ka refuzuar Realin për Barcelonën

03/20/2018 19:12
nga:Lorik J

Ish ylli i Liverpool, Coutinho ka mësuar se një Delle Alli dëshiron të luajë përkrahë Leo Messit sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu ai zbulon se mesfushori i ‘Spurs’ ka refuzuar Real Madridin, vetëm për të luajtur me Barçën, shkruan GazetaBlic

Anglezi, i cili këtë sezon ka zhvilluar paraqitje fantastike, sezonin e ardhshëm mund të bartë fanellën katalunase.

Alli është i qartë se këtë verë ai duhet të bëjë një hap përpara dhe të largohet nga Tottenham drejt një ekipi me aspirata më të mëdha.

Dëshira e tij është që të transferohet në Camp Nou, edhe pse për Barçën nënshkrimi i një mesfushori nuk është më prioritet./GazetaBlic/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi