Sporti

Coutinho: Salah dhe Neymar do të shkëlqejnë në Rusi

06/03/2018 18:32
nga:Lorik J

Philippe Coutinho beson se Mohamed Salah dhe Neymar do të shkëlqejnë në Kupën e Botës 2018.

Të dy janë duke shkuar në turne me shqetësime nga lëndimet, por Coutinho beson se do të jenë figurat kryesore të Kupës së Botës në Rusi, shkruan GazetaBlic

Coutinho ka luajtur me Salahun në Liverpool përpara transferimit të tij në Barcelonë dhe luan rregullisht me Neymarin në Kombëtaren e Brazilit.

“Mendoj se është momenti i duhur për dikë që të marrë shansin e tyre në këtë Kupë të Botës”, tha Coutinho.

“Messi dhe Ronaldo kanë qenë vendimtar për kaq shumë vite. Mendoj se mund të jetë koha që lojtarët e tjerë të përpiqen të jenë më të mirët në botë – dhe më të mirët në këtë Kupë të Botës.”

“Për mua, Salah dhe Neymar kanë shanse serioze për ta bërë këtë, varet se si luhet turneu, por ata kanë talent për ta bërë atë.”

Coutinho më pas e lavdëroi shumë Salahun.

“Ai do të jetë një lojtar i cili do të jetë një hero i madh në Liverpool për një kohë të gjatë, jam plotësisht i bindur për këtë”, përfundoi Coutinho.

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit