Sporti

Coutinho paralajmëron Kosta Rikën

06/20/2018 19:37
nga:Lorik J

Philippe Coutinho ka këshilluar tifozët e Brazilit të jenë të duruar pas një starti jo të mirë të Kupës së Botës në prag të ndeshjes të së premtes ndaj Kosta Rikës në St Petersburg.

Fantazisti i Barcelona-s Coutinho i dha avantazhin në mënyrë spektakolare Brazilit falë një goli nga distanca ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë por goli i Zuber ka barazuar rezultatin .

Kosta Rika mund të jetë një tjetër ndeshje e vështirë për të besuarit e Tite-s.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë si çdo ndeshje në Kupën e Botës,” shprehet Coutinho.

“Të gjitha ndeshjet janë të balancuara. Ndeshja e tyre ndaj Serbisë është vendosur nga një goditje standarde.

“Por duhet të kenë kujdes, nëse kanë vendosur të mbrohen. Ne do të jemi të përgatitur për të gjitha situatat.”

Brazili pret që Neymar të jetë gati për ndeshjen e radhës teksa është rikthyer në stërvitje ditën e mërkurë.ts

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi