Sporti

Coutinho mund të rikthehet në Premier Ligë, kjo skuadër ofron 110 milionë euro

01/20/2019 10:55
nga:M K

Chelsea e ka kontaktuar Barcelonën për t’ia kërkuar shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho, sipas Sunday Express.

Në fakt, sipas mediumit britanik, gjiganti londinez i ka ofruar 110 milionë euro për ta transferuar ish-yllin e Liverpoolit.

Në janarin e kaluar, Barça e bleu Coutinhon nga Liverpooli për 160 milionë euro, por gjërat nuk kanë shkuar siç pritej për magjikun brazilian në “Camp Nou”.

Prandaj, kampioni spanjoll dëshiron ta largojë atë, me Chelsean që duket të jetë klubi më i interesuar për të deri më tani.

Coutinho ka qenë titullar për Barçën në vetëm 10 ndeshje deri tani këtë sezon në La Liga. Ndërkohë, thuhet se edhe Manchester Unitedi është i interesuar për të.

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi