Sporti

Coutinho: Ja si mund ta fitojmë Kupën e Botës

07/03/2018 15:44
nga:Lorik J

Philippe Coutinho tha se kombëtarja e tij duhet të ketë shumë durim nëse dëshiron të fitojë Kupën e Botës.

“Për herë të dytë kemi arritur të imponojmë lojën tonë dhe tani ne duhet të mendojmë për kundërshtarin e ardhshëm,” tha lojtari i Barcelonës.

Kombëtarja e Brazilit dje fitoi ndaj Meksikës me rezultatin 2-0, për të kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Botës.

Brazili ndeshjen e ardhshme do ta luajë kundër Belgjikës. Të dy kombëtaret do të takohen me 6 korrik nga ora 20:00.

Belgjika ka eliminuar mbrëmë Japoninë, pasi fitoi me rezultatin 3-2.

/GazetaBlic/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi