Sporti

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi

09/06/2019 17:46
nga:M K

Futbollisti më i ri i Bayernit të Mynihut, Philippe Coutinho, ka qenë i shumëpërfolur gjatë gjithë merkatos së verës.

Krejt në fund ai vendosi që të kalojë në Gjermani, te kampionët e shumëfishtë të këtij vendi, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, një ndodhi interesante të kësaj vere e ka zbuluar prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila raporton se braziliani iu vetëofrua kampionit anglez, Manchester City.

Por, Guardiola duket se nuk ka llogaritur fare në të, kjo për shkak të fondit të madh të lojtarëve.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do t’i shkojë aventura e re me bavarezët, pasi momentit jo të mirë që e pati në Spanjë te Barcelona.

/GazetaBlic/

08/17/2019 08:18

ZYRTARE: Kjo është skuadra e re e Coutinhos