Sporti

Coutinho flet pasi Messi e la ta gjuante penalltinë

01/31/2019 10:24
nga:M K

Barcelona mposhti Sevillan me rezultat 6-1 në ndeshjen e kthimit të Copa Del Rey për ta përmbysur kështu disavantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë.

Padyshim se epërsia e shpejtë prej 2-0 në pjesën e parë ishte deçizive, derisa autori i dy golave, Philipe Coutinho, të parin e shënoi nga pika e bardhë shkruan GazetaBlic.

Por diçka tjetër mori vëmendjen. Edhe pse përgjegjësinë për kryerjen e 11-metërshave padyshim se e ka kapiteni Messi, ky i fundit u tregua shumë i madh, duke e lënë brazilianin ta gjuajë penalltinë.

Pas takimit, ish anëtari i Liverpoolit lavdëroi tejmase gjestin e bashkëlojtarit:

“Nuk ishte diçka që e kemi planifikuar, ishte një gjest i mirë nga ana e tij”, ka thënë braziliani pas ndeshjes.

“Veprimi i tij tregon se sa njeri i mirë është ai (Leo Messi)”, përfundoi Coutinho.

/GazetaBlic/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi