Sporti

“Coutinho është gabimi më i madh i Barcelonës”

04/11/2019 16:35
nga:Ideal

Skuadra e Liverpoolit përkundër formës të mirë që po e kalon, ka një zbrasëti në mesfushë, e ai është Coutinho, thotë mesfushori i Premierligës, Clinton Morrison.

Braziliani, i cili u largua nga Reds për një transferim prej 142 milionë funte në Barcelonë në janar të vitit 2018, mund të kthehet në Premierligë këtë verë pas një kohe zhgënjyese në ‘Camp Nou’, përcjell GazetaBlic.

Manchester United ka qenë i lidhur fort me transferin e 26-vjeçarit – por Morrison sugjeron se Liverpooli do ta merr përsëri atë, tregon Marrison.

Sipas Marrison, Liverpooli ende nuk e ka një zëvendësues të denjë të Coutinhos:

“Ai është një copë e humbur e Liverpoolit,” tha Morrison për talkSPORT.

“Nëse tre të parët nuk e bëjnë këtë, ai mund të vijë në ato zonë dhe të krijojë gjëra.

“Unë kam shumë miq të Liverpoolit dhe ata thonë se do të duan që Coutinho të kthehet.”

“Coutinho është një talent i jashtëzakonshëm”, shtoi Morrison, “por nganjëherë bëhet fjalë nëse ndjeheni në shtëpi në një klub futbolli.

“Ai ndoshta nuk ndihet në shtëpi”, përfundoi Marrison.

/GazetaBlic/

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës