Sporti

Coutinho: “Ata nuk duhen dëgjuar kurrë!”

04/19/2019 08:02
nga:M K

Philippe Coutinho ka thyer heshtjen dy ditë pasi bëri atë gjest, duke mbyllur veshët me gishta, i drejtuar me pamje nga tifozët në shkallët e “Camp Nou”, si festim për atë gol të tretë në fitoren 3-0 ndaj Manchester United.

Një gjest ky i brazilianit që më shumë se si festim, u interpretua si reagim i futbollistit ndaj kritikave dhe kontestimeve të tifozëve si dhe si mungesë respekti ndaj tyre. Gjithsesi Coutinho u duartrokit nga tifozët kur u zëvendësua nga Dembele në minutat e fundit të ndeshjes.

Në “Instagram Stories” ai shkruajti: “Ne nuk duhet të dëgjojmë kurrë njerëzit që synojnë të na dekurajojnë, sepse fjalët e tyre mund të na devijojnë nga objektivi ynë”.

“Unë nuk kam treguar kurrë mungesë respekti ndaj askujt brenda apo jashtë futbollit. Gjithmonë me shikimin nga e ardhmja dhe me të njëjtën ambicie”, citonte postimi i brazilianit në rrjetet sociale. TS

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi