Philippe Coutinho, sulmuesi i Barcelonës, iu është përgjigjur gazetarëve në një konferencë për shtyp pas spekulimeve se ai nuk donte të hynte në lojë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Celta Vigo.
Ai ka demantuar shkrimet e tilla, duke thënë se ai nuk ka bërë asnjëherë në karrierë gjëra të tilla, përcjell GazetaBlic Sport.
“U befasova shumë kur lexova lajmin sepse në të gjithë karrierën time nuk më ka munguar asnjëherë profesionalizmi. Gjithmonë i kam respektuar të gjithë. Që kur jam kthyer nuk kam pasur mundësi të luaj vazhdimisht për të shprehur nivelin tim më të lartë, por fizikisht jam mirë”, tha fillimisht Coutinho.
Më pas duke komentuar ardhjen e Xavit, ai tha: “Ai do të bëjë një punë të madhe, jam i sigurt. Ai ishte një lojtar i madh, një idhull i madh që është kthyer në shtëpi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


