Sporti

Courtois: S’më duket e drejtë që Barcelona të shpallet kampione nëse ndalet kampionati

05/05/2020 13:43
nga:M K

Mbetet edhe më tutje në dyshim zhvillimi ose jo i pjesës tjetër të kampionatit në La Liga.

Përkundër se ka pasur gatishmëri për një gjë të tillë, gjërat nuk është se kanë lëvizur edhe shumë në aspektin pozitiv, përcjell GazetaBlic.

Spanja, bashkë me Italinë e Britaninë është një nga vendet më të prekura në kontinentin e vjetër, andaj mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e autoriteteve atje.

Ka qenë portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, i cili ka folur shkurtë lidhur me këtë çështje, duke thënë se do të ishte jo e drejtë që nëse kampionati anulohet, Barcelona të shpallet kampione, ashtu siç ndodhi me PSG-në në Francë.

“Nuk më duket e drejtë që Barça të kurorëzohet me titullin kampion, nëse La Liga nuk rikthehet”, tha belgu në një prononcim për RTBF.

/GazetaBlic/

09/02/2020 17:33

LAJMI I FUNDIT: Thibaut Courtois pozitiv me koronavirus