Sporti

Costacurta: I kërkova zëvendësim Ancelottit pas asaj që më bëri Messi si 16 vjeçar

05/29/2020 21:35
nga:Mergim Rreci

Ish-qendërmbrojtësi i Milanit Alessandro Costacurta kujtoi ditën kur u ndesh me një Lionel Messi të ri në një ndeshje kundër Barcelona.

Duke krahasuar argjentinasin me Diego Maradona, ish-reprezentuesi i Italisë ka theksuar se të dy kanë karakteristika të ndryshme.

“Unë kam pasur fatin të luaja kundër Messi dhe Diego”, tha Costacurta për Sky Italia, përcjell GazetaBlic.

” Leo është më ndryshe, është diçka tjetër tani.
“Ata janë të ngjashëm në aspektin gjenial dhe në mënyrën se si shprehen në fushë, por Messi është më i freskët se Maradona.

“Në atë kohë [unë u përballa me të], Messi ishte 16 vjeç dhe në fillim e morra si një duel me një fëmijë dhe bëra atë që doja.
“Por, pas një çerek ore, unë i kërkova [trajnerit të Milanit Carlo] Ancelotti të më largojë” tha Costacurta.