Sporti

Costa kërkon falje për veprimin e bërë në ndeshjen ndaj Sassuolos

09/16/2018 19:30
nga:Lorik J

Douglas Costa ka shkruar një falje publike për tifozët e Juventusit – pasi ai u përjashtua pasi e ka pështyrë Federico Di Francescon e Sassuolo.

Incidenti u kap në kamerë në minutat shtesë dhe VAR sinjalizoi se duhej të largohej nga fusha, shkruan GazetaBlic.

“Unë dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë reagim që kisha gjatë ndeshjes së sotme,” shkroi Douglas Costa në Instagram.

“Gjithashtu ju kërkoj falje shokëve të mi, të cilët gjithmonë janë pranë meje, në kohë të mira dhe të këqija. Ishte e shëmtuar, unë e di këtë dhe kërkoj falje për të gjithë për këtë.

“Dua të bëj të qartë se kjo sjellje nuk ka të bëjë me atë që kam treguar gjatë gjithë karrierës sime”, përfundoi Costa.

/GazetaBlic/