Cult

Cosby dhe Polanski përjashtohen nga Akademia Amerikane e Filmit

05/03/2018 20:58
nga:D.I

Akademia Amerikane e Arteve dhe Filmit ka bërë të ditur sot se bordi ka votuar për të përjashtuar komedianin dhe aktorin e njohur, Bill Cosby dhe regjisorin Roman Polanski nga kjo akademi.

Ky votim u bë gjatë një takimi të martën mbrëma dhe u tha se është “në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës”.

“Bordi vazhdon të inkurajojë standardet etike që u kërkojnë anëtarëve të mbështesin vlerat e Akademisë për respektimin e dinjitetit njerëzor,” thuhet në njoftimin e Akademisë.

Përjashtimi i një anëtari nga Akademia ndodh shumë rrallë por bordi i kësaj Akademie në një takim emergjent kishte votuar në muajin tetor për të përjashtuar Harvey Weinstein, transmeton Klan Kosova.

Ky takim jo i zakonshëm erdhi pasi New York Times dhe New Yorker raportuarn për ngacmimet seksuale të supozuara.

Cosby u gjet fajtor më 26 prill në Pensilvani për tre akuza të sulmeve të pahijshme ndaj Andrea Constand në vitin 2014.

Ai aktualisht po pret dënimin dhe mund të përballet me 30 vjet burgim në çështjen e vetme penale të ngritur kundër tij.

Dhjetëra gra kanë akuzuar Cosbyn për akte të ngjashme.

Polanski u deklarua fajtor në fund të viteve 1970 për pesë akuza, nisur nga marrëdhënia seksuale me atë kohë të miturën, Samantha Gailey.

Ai kaloi 42 ditë prapa grilave në vitin 1978, por iku në Francë dhe ka jetuar qysh atëherë në ekzil.

Sipas kodit të sjelljes të Akademisë, nëse sjellja e pahijshme konsiderohet serioze, bordi i guvernatorëve është i vetmi organ që “mund të marë vendimin përfundimtar për të suspenduar ose për të përjashtuar një anëtar”.

Kodi gjithashtu thotë se anëtari i Akademisë për të cilin merret ky vendim “ka të drejtë ta apelojë atë brenda 10 ditëve të punës, me shkrim tek Bordi i Kryetarit ose Sekretari i Akademisë”.

Është e paqartë nëse Cosby dhe Polanski do ta apelojnë këtë vendim.