Sporti

”Coronavirusi” ia siguron Zidanit qëndrimin në Real Madrid

03/20/2020 19:49
nga:M K

Duket se Zinedine Zidane do t’ia sheh “hajrin” pandemisë që është përhapur me të madhe në botë.

Kjo pasi Florentino Perez synonte që të mbyllej ky edicion dhe të vendoste përfundimisht në Qershor nëse Zidane do të qëndronte apo jo, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, duket se pavarësisht rezultateve që të ndodhin në La Liga, tekniku francez do të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në Bernabeu.

Por, ajo që raportohet është se ndryshime do të ketë. Do të ketë largime të shumta, por jo vetëm. Priten edhe disa afrime, ku do të koordinohen trajneri dhe presidenti.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur thashetheme se këta dy të fundit kanë prishur raportete mes vete, por që deri më tani duket se nuk është vënë në pah, megjithëse do të shihet në fund të edicionit.

/GazetaBlic/

05/19/2020 09:51

Zidane zbulon “treshen” e ëndrrave që synon ta ndërtojë në “Bernabeu”